Kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi se vjedhja e qeverisë do të vazhdojë, nëse qytetarët nuk ngrihen për ta ndalur.

Në një takim me krerët e degëve në Tiranë, kryedemokrati theksoi se qeveria po kryen një vjedhje të paimagjinueshme me pronat publike, duke përmendur këtu Butrintin dhe Pallatin e Brigadave.

“Kemi një vjedhje të paimagjinueshme të qytetarëve shqiptarë. Janë vërsulur me tërbim të gjitha pronave publike të vendit. I grabisin për vete, për fisin e tyre. Po e bien në parlament me urgjencë dekretin që ktheu Presidenti për Butrintit, sepse janë 500 ha që do të vidhen nga klientela. Nuk ka rëndësi për ta fare. Tani po marrin Pallatin e Brigadave për të ndërtuar kodrën me kulla e pallate. Me ligjin e investitorëve strategjikë po shpallin burrat, gratë, vëllezërit e ministrave investitorë strategjikë. Kurrë ndonjëherë kjo batërdi në vjedhje e shpërdorimin e pronës nuk është bërë dhe kjo do të vazhdojë gjersa ne ta tolerojmë. Do bëhet gjithnjë e më e madhe”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb