TIRANË

Batuta në mbledhjen e Këshillit të Integrimit mes deputetes së PD Jorida Tabaku e cila është kryetare e këtij këshilli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Teksa po raportonte kreu i SPAK Arben Kraja, Tabaku i ka kërkuar të ngrejë pak zërin që të dëgjohet më mirë pavarësisht nga interesi për ato që thuhen, duke shprehur dhe një dëshirë.

Tabaku: Do t’i kërkoj z.Kraja që ta ngremë pak zërin edhe kolegëve që t’i dëgjojmë. Unë e di që ne të gjithë këtu në parlament duam që të na thotë z. Kraja konkretisht kur do të arrestohet x ministër nga ana ime, z. Balla nga ana e vet…
Balla: Ti e di kë kam unë…
Tabaku: Ndoshta informacioni i përgjithshëm nuk është lajm politik, por ta dëgjojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb