TIRANE – Në gjysmëfinalen e “FRESSH Voice” , për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Forumit Rinor të PS-së, nuk munguan batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe aktorit Gaz Paja, i cili është anëtar i jurisë së “FRESSH Voice”.
Fillimisht Gaz Paja ka kërkuar të thotë diçka në mikrofon, por kryeministri nuk e ka lejuar, duke i thënë: “Jo nuk mund të flasësh.”

BATUTAT

Gaz Paja: A mund të them diçka?
Rama: Jo, nuk mund të flasësh.
Rama: Të shoh më të disiplinuar, më të organizuar tani në FRESSH.
Gaz Paja: Më ka bërë, e vërtetë. S’flas pa leje.
Rama: Jo, nuk do flasësh. Aty rri!
(Pasi mbaroi fjalimin, kryeministri i tha aktorit se tani mund të fliste)
Rama: Flet mirë kush flet i fundit, tani fol!
Gaz Paja: Kush mendon se në PS nuk ka disiplinë, jazëk i qoftë!

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama kërkoi që “FRESSH Voice të kthehet në një rrjet njerëzor offline, që i beson komunikimit të drejtpërdrejtë, ndarjes sy më sy të emocioneve dhe diskutimeve, debatit me njerëzit përreth dhe i beson politikës si një mundësi për të ndryshuar.”

Më tej, kryeministri Rama zbuloi se logoja e ‘FRESSH Voice’ ishte një produkt i një negociate të gjatë mes tij dhe deputetit Pandeli Majko, i cili ja kishte hedhur poshtë variantin fillestar të përgatitur prej tij. Megjithatë Rama pranoi se produkti i dakordësuar me Majkon ishte më i bukur se varianti i propozuar prej tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: