Sipas Sky Germany, Alexander Nubel, aktualisht i huazuar në Stuttgart, do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2030 me Bayern Munich. Bavarezët e shohin portierin jo vetëm si një nga pasardhësit e mundshëm të Manuel Neuer, por favoritin numër një për të mbrojtur portën në të ardhmen.

Duke dëshmuar se sa shumë beson Bayern te lojtari, tashmë ka pasur kontakte me Stutgartin në lidhje me zgjatjen e huazimit aktual të Nubelit, i cili duhej të përfundonte këtë verë. Zgjatja e huazimit do ta mbajë 27-vjeçarin te Die Schëaben deri në verën e vitit 2025, periudhë pas së cilës ai pritet të kthehet një herë e mirë në Mynih.

Nubel ka pasur një sezon të shkëlqyer me Stuttgartin, aq sa ekipi i tij aktualisht ka mbrojtjen e katërt më të mirë në ligë dhe ka pranuar më pak gola se edhe vetë Bayerni. Shtutgarti është në vendin e tretë të tabelës, duke qenë kështu pranë Champions.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: