Bayern Mynchen e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në “Bundesligë”, duke mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Hoffenheim.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 23-t nga Thomas Myller, por miqtë arritën të reagonin në pjesën e dytë, duke barazuar me Szalai në të 57-n.

Për të rikthyer edhe një herë bavarezët në avantazh mendoi ‘bomberi’ Robert Lewnadowski, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Robben vulosi rezultatin, më një ‘silur’ nga brenda zonës.

Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Kovac tregon dhëmbët që në ndeshjen e parë, duke i dërguar një mesazh të pastër të gjithë kundërshtarëve që do kërkojnë ta zbresin nga froni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb