Lideri rus Vladimir Putin po zhvillon më tej repartin ushtark në enklavën e fshehtë europiane të Kaliningrad, dukë ndërtuar një bazë të re raketash dhe duke praktikuar “lojëra” me luftë. Pranë kufijve të vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s, Polonisë dhe Litiuanisë,  ekspertët mendojnë se mund të jetë epiqendra e Luftës së Tretë Botërore.

Ekonomikisht e pazhvilluar dhe e ndarë nga Rusia, ky shesh i madh rreth 6 mijë milje katrorë është territori më i militarizuar në Europë. Është territori rus më i afërt me Londrën dhe qytete të tjera perëndimore dhe kërkon të tregojë praninë dhe ndikimin e Putin në Europë.

DailyMail gjeti prova të asaj që banorët e zonës e quajtën një bazë të re ushtarake që po ndërtohet për t’u pajisur me bombardues, raketa e avionë luftarakë. Kaliningradi, qëndron në bregun lindor të Baltikut në mes të Polonisë në jug, dhe Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë në veri.

Këto janë tri vende ku ka lulëzuar demokracia dhe refuzuan të jenë pjesë e Rusisë. Vetëm Kaliningradi mbeti me ekonomi të prapambetur, dhe jashtë Europe, si një relike e vjetër sovjetike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: