Bashkimi Evropian (BE) miratoi “regjimin e ri të sanksioneve globale për të drejtat e njeriut” të cilat do të sigurojnë zbatimin e sanksioneve ndaj individëve, institucioneve dhe organizatave që kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas një deklarate nga Këshilli i BE-së, me sistemin e ri që u miratua sot në Bruksel në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të mund të vendosen për herë të parë në objektivin e BE-së aktorë shtetëror ose jo shtetëror që kryejnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Sanksionet e BE-së përfshijnë ndalesën e udhëtimit, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e drejtpërdrejtë ose indirekt të sigurimit të fondeve nga individët dhe organizatat brenda BE-së ndaj atyre që vendosen në listën e sanksioneve.

Ndërsa në shkeljet që hyjnë në kuadrin e sanksioneve përfshihen situatat serioze si gjenocidi, torturat dhe krimet kundër njerëzimit, skllavëria, ekzekutimet arbitrare, arrestimet dhe ndalimet arbitrare.

Vendimet për sanksione mund të merren me propozimin e një vendi anëtar ose të Përfaqësuesit të lartë të BE-së për marrëdhëniet me jashtë dhe të sigurisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb