Gazetari Aulon Kalaja komentoi në një intervistë në “News24”, raportin e IBAR për Shqipërinë, pasi Bashkimi Evropian nuk e miratoi.

Gjatë intervistës, Kalaja tha se kjo është një problem shumë i madh dhe se sipas tij është çështja e Belinda Ballukut që e mban peng integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kjo është pengesë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo ndikon te pasaporta europian që na u premtua. Zoti Rama është penguesi më i madh i ëndrrës së kahershme të shqiptarëve, dhe mbetet një nyje gordiane për t’u zgjidhur që është çështje a zonjës Belinda Balluku që po mban peng aspiratën e shqiptarëve në BE. Edhe shuplaka që Shqipëria kanë marrë në këtë drejtim që ishin fillimisht që tani janë bërë 9. Nëse çështja e Ballukut zgjidhet , flas për pengimin që i bën Rama drejtësisë”, tha Kalaja.

Gjithashtu gjatë intervistës, Kalaja theksoi se opozita është injoruar tërësisht, ndonëse ndërkombëtarët kanë kërkuar gjithmonë dialog politik.

Kalaja: Opozita është injoruar, ndërkombëtarët kërkojnë dialog politik. Te Reforma territoriale ata shkojnë I dëgjojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Për çfarë i pyesin njerëzit, apo vetë, për të bërë foto? Rama po  e mban hermetike të gjithë rrugëtimin tonë në BE, dhe nuk kemi të qartë se ku jemi me grup-kapituj. Ministrat që ky ka vënë përgjegjëse, janë të paartikuluara. Deri tani kemi dëgjuar propagandë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: