Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, përshëndet certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit.

Në mesazhin e tij, kryediplomati i BE thekson se tani është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH. Mes të tjerash, ambasadori Soreca shkruan se BE vazhdon të mbështesë SPAK.

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: