Një kopertinë që ka bërë histori ashtu si përmbajtja e këngëve të diskut. Është ‘Sgt. Pepper’s Lonely Heart Club Band’, albumi i Beatles që doli në 1967, pikërisht 50 vjet më parë dhe duhet thënë se prej atëherë në pop rok asgjë nuk do ishte më e njëjtë.

Me rastin e 50 vjetorit disku kthehet sërish në treg me një version të rinovuar dhe deri në 2 qershor do të jetë në kinema filmi dokumentar ‘The Beatles:Sgt Pepper & Beyond’.

Dokumentari tregon 12 muajt më të rëndësishëm të karrierës së bandës me të famshme të të gjitha kohërave, ndërsa albumi i ri ofron një miks stereo nga Giles Martin, djali i George, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, dhe nga inxhinieri i muzikës Sam Okell.

Në Abbey Road Studios të Londrës kanë bashkëpunuar edhe inxhinjerë dhe specialistë të tjerë të rregullimit të tingullit.

Në kopertinën e albumit, katër pjesëtarët e Beatles, rrethoheshin nga 62 personazhet më të famshëm të të gjitha kohërave, nga Albert Einstein tek Marlon Brando, nga Karl Marx tek Fred Astaire, Edgar Allan Poe, Karlheinz Stockhausen, Carl Gustav Jung, Bob Dylan dhe Marilyn Monroe dhe plot të tjerë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: