TIRANË

Panairi i parë i dedikuar bukurisë ne tërësinë e saj hap dyert në fundjavë në kryeqytet, për të gjithë të apasionuarit pas produkteve që kjo industri ofron për femrat dhe për meshkuj.

Me rreth 50 brende dedikuar bukurisë ky event bën bashkë në 2 ditë, 18 dhe 19 Maj, produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, linjat e parfumeve si dhe çdo detaj tjetër përkujdesje.

Në çdo blerje në “Beauty Fair Albania” do të keni mundësi të përfitoni ulje çmimesh, ndërkohë që organizatorët paralajmërojnë edhe surpriza të tjera.

Gjatë panairit nuk do të mungojnë seancat e dedikuara të këshillimit nga qendrat e bukurisë, testimi i produkteve te tyre nga vizitoret e gjithashtu do te kenë mundësinë te provojnë aplikimin e këtyre produkteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb