Është mbajtur mbrëmjen e djeshme “Billboard Music Awards 2023”, ku çmimet janë ndarë në një ceremoni madhështore.

E nominuar për çmim ishte edhe kënga “I’m Good (Blue)’ e këngëtares shqiptare, Bebe Rexha me DJ e famshëm, David Guetta. Kënga e cila ka miliona klikime në kanalin e “Youtube”, ka fituar çmimin e “Këngës më të mirë të vitit e Dance/ Electronic”.

Ndërkohë Bebe Rexha nuk mund ta fshehte entuziazmin e trofeut që mbante në dorë, e cila pas performancës i ka përshëndetur fansat përmes një videoje live nga ceremonia duke i falënderuar për suksesin e këngës.

“Dua të them shumë faleminderit Billboard-it, faleminderit fansave të mi – hajde, Rexhars! Ngrihuni, le të vazhdojmë!”, tha Bebe në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, duke shtuar se çfarë udhëtimi të pabesueshëm kishte bërë kënga.

Për eventin e rëndësishëm, Bebe zgjodhi një fustan të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: