TIRANE- Quhet Geri dhe është vetëm 4 muajsh, por ende pa shijuar ditët e para të jetës së tij, i duhet të përballet me probleme të mëdha shëndetësore. Geri ka lindur me një anomali, pasi në trupin e tij “mungon” anusi. Pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet, mjekët kanë bërë një ndërhyrje në trupin e vogëlushit, duke i hapur dy vrima në anën e majtë të barkut, në mënyrë që të “zëvendësojnë” mungesën e anusit.

Një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale do të mund të kthente në normalitet Gerin e vogël, për t’i mundësuar atij një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë.

Në pamundësi për të realizuar këtë ndërhyrje, për Gerin e vogël është hapur një numër llogarie, në mënyrë që të gjithë ata që duan të kontribuojnë sado pak, t’i vijnë atij në ndihmë.

Hamzallari Gerald Gerti Al17901112400038819610000013

Këtu mund ta ndihmoni online nga kompjuteri juaj: https://www.gofundme.com/ndihmogerin.

Për çdo iformacion apo për ofrimin e ndihmës mund të kontaktoni në këtë numër celulari: 069 68 81 071

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: