Sot janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës. Ballkani kryesues është mundur 2-0 nga Fushë Kosova e vendit të parafundit në transfertë me dy golat e Skrijelj.

Gjithsesi Llapi i vendit të dytë nuk ka arritur të marrë kryesimin, pasi gjithashtu është mposhtur në transfertë nga Malisheva me rezultatin 2-1. Në takimin tjetër, Gjilani ka fituar përballë Lirisë së vendit të fundit me rezultatin 3-0. Kështu Drita ka shansin të afrohet me dy kryesuesit nëse arrin të triumfojë në transfertë përballë Feronikelit ditën e nesërme, teksa takimi tjetër është ai mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: