Elton Marini me shumë mundësi nuk do të jetë më drejtor i Partizanit. Burime konfidenciale pranë klubit të kuq bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se drejtori sportiv nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Rrjedhimisht, është në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit Colella, i cili ka qenë i përzgjedhur nga Marini në fillim të sezonit që shkoi. Të dy bashkë kontribuan që Partizani të shpallej kampion këtë sezon.

Ndërkohë që drejtori sportiv ka meritë edhe në transferimin e Skukës te Metz për shifrën rekord 1.4 milionë euro. Gjatë orëve të ardhshme pritet të bëhet edhe konfirmimi zyrtar i kësaj lëvizjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb