Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka zbuluar se Luis Enrique nuk ishte i interesuar për të transferuar yllin e Juventusit, Paul Pogban.

Barca zbuloi se kishte bërë një ofertë për Pogban në vlerë 80 milionë euro që u refuzua nga Juventusi javën e kaluar, por Bartomeu ka zbuluar se lojtarin nuk e dëshiroi Enrique.

“Luis Enrique nuk e dëshiroi Pogban. Klubi po punon për ta sjellë atë, edhe pasi unë u largova tash nga posti i presidentit”, potencoi Bartomeu. Ndryshe Pogba po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: