Reperi shqiptar G Bani ka publikuar albumin e tij më të ri, por ka befasuar fansat dhe kolegët e tij me çmimin që i ka vendosur. Albumi i publikuar në datë 1 dhjetor të këtij viti dhe që përmban 11 këngë titullohet ‘100 euro’ dhe pikërisht do të kushtojë 100 euro ose 118 dollarë amerikan.

Reperi nga Mirdita që së bashku me grupin fierak sollën në vitet 2003-2004 zhanrin Gangsta Rap në Shqipëri ka thënë se ky album është një përmbledhje e tij e trete diskografike që prej albumeve ‘Midis Meje dhe vetvetes’ si dhe ‘Punë të Pastra’. G Bani ka thënë se meqë nuk po shet shumë ka vendosur të shesë shtrenjt.

“E di shumë mirë që nuk jam numri një i rrepit shqiptar, por e di kontributin tim dhe dashurinë e njerëzve që janë rritur me muzikën time. Ashtu sikur nuk e kanë problem të paguajnë shuma marramendëse për një pale xhinse apo për një shishe whiskey, ashtu do i gjejnë paratë të blejnë albumin tim. Shtëpitë diskografike na kanë shfrytëzuar gjithë këto vite, tani është koha t’i caktojmë vetë çmimet e muzikës tonë”- ka thënë këngëtari.
24331409_10203691334519589_466038035_n (1)

105989
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: