Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në Arabia Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit.
Kreu i shtetit shqiptar u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernatori i Xhedës, si dhe nga zyrtarë të tjerë sauditë.
Sipas autoriteteve saudite, mbi 1.5 milion pelegrinë nga e gjithë bota kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për ritualet e Haxhit.
Haxhi konsiderohet një nga pesë shtyllat themelore të Islamit dhe çdo besimtar mysliman që ka mundësi fizike dhe ekonomike duhet ta kryejë të paktën një herë gjatë jetës.
Pelegrinazhi përfshin një seri ritualesh fetare që zhvillohen për disa ditë në Mekë dhe zonat përreth saj, në perëndim të Arabisë Saudite.
