Presidenti Bajram Begaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme u takua edhe me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Presidenti e siguroi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajčák se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb