Një dokumentar i ri në “Netflix” do të shqetësojë shumë familjen mbretërore.

Sipas The Sun (via Cosmopolitan) dokumentari “do të tregojë për betejat e shëndetit mendor, çrregullimet e të ngrënit, martesën e palumtur me princin Charles dhe fëmijërinë e vështirë” të Diana-s.

“Being Me: Diana” do të flasë për jetën e Princeshë Dianës, fëmijërinë e vështirë, martesa e palumtur me Charles dhe përpjekjet e saj për të vrarë veten.

“Mbretërorët do të refuzojnë të marrin pjesë ashtu si edhe familja e Diana-s. William dhe Harry do të mërziten. Veçanërisht Harry, sepse ai është duke bashkëpunuar me Netflix. Në këtë kohë, mbretërorët pësuan një goditje nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it dhe nuk është momenti”, u shpreh një burim sipas “Cosmopolitan”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb