ELBASAN

Forcat e komisariatit të policisë Elbasan gjatë natës së fundit kanë arrestuar babë e bir pasi janë autorë të dyshuar të dyshuar të plagosjes së rëndë të një personi.

Sipas burimeve zyrtare shtetasit Albert Lazari dhe Roland Lazari, babë e bir janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm i cili është pasuar me plagosjen e rëndë të një bashkëqytetarit të tyre.

Banë e bir sipas policisë pasi e kanë dhunuar rrahur shtetasin Bashkim Allhidri në  lagjen “11 Nëntori” duke e qëlluar disa herë me forcë në pjesë të ndryshme të trupit me shkop Bejsbolli.

Nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit me pasojë plagosjen e rëndë të këtij shtetasi, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 59 vjeç dhe R.L., 24 vjeç, te dy banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta në bashkëpunim, kanë kanosur dhe goditur me shkop bejsbolli shtetasin: B.A., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb