Vetëm pak muaj më parë, këngëtari i njohur korçar Klajdi Haruni zbuloi se ishte në pritje të një statusi të ri në jetën e tij, pasi postoi një video me partneren e tij shtatzënë. Pak ditë më parë, Klajdi dhe Orgesa, partnerja e tij, janë bërë prindër dhe këtë lajm të bukur, këngëtari e ka ndarë sot me të gjithë miqtë virtualë.

Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Hea.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një foto nga takimi i parë pasi vogëlushja ka përshëndetur botën, me duart e familjes së rë, Klajdi shkruan: “Bekim jete” dhe më poshtë zbulon datën e lindjes dhe emrin e veçantë të vogëlushes – Hea.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb