Sekretari OMONIA-s Marin Suli në një intervistë në rubrikën “Opinion” foli për protestën në Himarë që u iniciua nga organizata OMONIA, me qëllim kërkimin e lirimit të Belerit.

“Nuk ka prova është një gjë e pavlerë, e montuar vetëm e vetëm që Beleri të humbiste. Por nuk humbi sepse Beleri u votua. Ai duhet të bëjë betimin dhe të ushtrojë detyrën e tij si kryetar bashkie”, u shpreh ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së kryebashkiakëve të Greqisë, ai theksoi se prania e tyre ishte një mbështetja për Belerin.

“Nuk e shoh si diçka të keqe, se përse një qytetar i lirë europian ishte i pranishëm në një vend që aspiron të jetë europian”, tha ai.

Ndër të tjera gjatë intervistë, u komentua edhe deklarata e kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të kësaj proteste, Suli i cilësoi si të pavend. Gjithashtu ai paralajmëroi se do të ketë sërish protesta në mbështetje të Belerit.

“Dosja është qesharake dhe prokuroria ka përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo është bërë e gjitha për ta lënë në burg. Deklarimet e zotit Rama janë deklarata për një Bashki që ai  e ka humbur, pavarësisht se u investua për ta fituar. Presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë që ta apelojmë dhe më pas do t’i drejtohemi Strasburg. Nuk besoj se do të ketë përsëritje të zgjedhjeve sepse do të ketë një përçarje të madhe politike. Do të ketë një protestë tjetër, patjetër, besoj në shtator ose në tetor”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: