Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia doli në konferencë para ndeshjes ndaj Senegalit në Botëror.
PËRBALLJA ME SENEGALIN “Jemi përballë Senegalit, nga të gjitha skuadrat që përfundojnë të tretat, është kundërshtari më i vështirë. Po, është e vërtetë. Sepse Senegali ishte në grupin më të fortë të këtij Botërori, me Francën dhe Norvegjinë, dhe megjithatë kaloi më tej. Avantazhi është se ne e njohim shumë mirë Senegalin, sepse shumë lojtarë kanë luajtur në Francë. Senegali ka shumë shpejtësi dhe forcë atletike, por ndonjëherë nuk ka kuptim të luftosh me të njëjtat mjete si kundërshtari. Më mirë është të mbështetesh në forcat tona.”
FORMACIONI “Është një mundësi që të nisim me të njëjtin formacion si kundër Zelandës së Re, por mund të ketë edhe ndryshime. Për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit, ndonjëherë nevojiten lojtarë të tjerë.” A do të luajnë sërish Kevin De De Bryjn dhe Hans Vanaken së bashku nga fillimi? Sipas trajnerit, “gjithçka është e mundur”.
GJENDJA E GRUPIT “E di nga përvoja se qëndrimi i trajnerit reflektohet te grupi. Nëse je nervoz, lojtarët e ndjejnë. Unë nuk kisha arsye të isha nervoz sepse kam besim te ta.”
PAS BARAZIMEVE “Pas Iranit, e kemi kthyer faqen. Nuk e di sa gola kemi shënuar në stërvitje, por duhet të kenë qenë rreth 500. Donim t’u kthenim vetëbesimin. Na duhet grinta. Fitimi i një dueli me kokë nuk është vetëm çështje gjatësie apo peshe. Duhet të kërcesh më herët dhe ta nxjerrësh kundërshtarin nga ekuilibri. Për këtë kemi punuar shumë para Zelandës së Re, sepse e dinim që do të përballeshim me Kris Ud. Brandon dhe Artur e shkatërruan atë, pa lojë fjalësh. Ai nuk preku top.”
HANS VANAKEN “Hans është një lojtar që ‘flet futboll’, njësoj si Kevin dhe Leandro. Për këtë është interesant. Pse e keni pritur kaq gjatë? Sepse duhet ekuilibër në ekip. Nuk mund të kesh vetëm lojtarë mbrojtës apo sulmues.”
LUKAKU “Romelu nuk do të jetë kurrë në 100% gjatë këtij Botërori, por edhe në 80– 90% ai është i jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë si ai në botë. Duhet ta shijojmë. Nuk kisha frikë ta merrja në Botëror. Unë jam shefi, unë vendos.”
DOKU “Doku është bërë baba dhe është shumë i lumtur. Por ne i kemi luajtur tre ndeshje pa të. Ai ishte në formë të shkëlqyer, por ndonjëherë kur je në kulm, dëmtimi është afër. Është i përqendruar 1000% në Botëror.”
DE BRUJN “Nuk pendohem për fjalët e mia për ‘has been’. Detyra ime është të mbroj lojtarët. Kevin De Bryjn është një monument i futbollit. Ndoshta nuk do të ketë më kurrë një si ai në Belgjikë.”
