Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtuese e Departamentit të Humaniteteve dhe Komunikimit në UET, deklaroi në emisionin “Real Story” në “News 24” se Rama mund të thuhet se është një prestigjiator elektoral.

Budini tha se Rama është ndër ata liderë që nuk humb rast për të bërë spektakël.

“Ramën mund ta konsiderojmë prestigjiator elektoral. Mund ta përdorim këtë term, nisur nga teoricienë të njohur. Rama nuk është ai personazhi autokrat me të gjithë elementët, por duket se në këtë rrugë po shkon. Rama bën iluzionistin në mjedise publike në një fushatë permanente.

Ka raste që përdor gjuhë skandaloze, le të themi një lloj dalje nga binarët. Rama nuk humb rast për të bërë spektakël. Kjo duket se është për të mbuluar gjithçka , edhe qeverisjen e tij. Ne zgjedhim ta shikojmë Ramën, për shkak të asaj që dhuron”, tha Budini.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb