Gazetari Aulon Kalaja vlerësoi televizionin “Nesw24”, si vetmi televizion që ka mbështetur protestën.
Gjatë intervistës në “Neës24”, Aulon Kalaja u ndal edhe te çështja e Belinda Ballukut, duke thënë se SPAK duhet t’i japë përgjigje kësaj çështje. Ndërsa nuk i kurseu edhe kritikat, duke thënë se qartazi Balluku po qeveris Shqipërinë sipas tij.
“Ajo zonjë drejton qarkun e Fierit. Ka çelësat e gjysmës së ministrisë, udhëheq Shqipërinë. Është zv-kryeministre në hije. Kush e vendosi ministrat e rinj? Kjo po qeveris Shqipërinë…Kjo vendos drejtorin e policisë së shtetit… E kanë thënë bashkëpunëtorët e vet të ngushtë, “vejusha e zezë”…Nuk bëhet nami nëse ikën Balluku në burg, nuk duam gjueti shtrigash, por kjo e ka çuar veten në këtë pikë. Kemi një vit që SPAK ka një ngërç juridik , ta zgjidhin dhe të japin përgjigje për këtë çështje”, tha ai.
Gjithashtu ai u ndal edhe te qasja e PD ndaj protestës duke thënë se qasja e partisë ka ndryshuar edhe pse sipas tij “ka hyrë me vonesë”.
“Ka një reflektim dhe këtë e shoh si shenjë. Por zoti Berisha i ka bërë thirrje të tijve që të dalin në protestë”, tha ai.
Ndërsa shtoi se në protestë janë bashkuar edhe të majtë.
“Ka edhe majtas që dalin, por dalin me kapele fshehurazi. I kam parë unë. Unë mbaj përgjegjësi publike për deklaratat që bëj”, tha ai.
“Një tryezë të barabartësh, pa kushte me aleancë opozitare të të gjithë palëve. Ka njerëz që bëjnë sikur bëjnë opozitë , dhe i ke në opozitë. Duhet të bëjmë një gjë të madhe për Shqipërinë, për një front shpëtimi të Shqipërisë dhe me kandidatë të përbashkët, me kandidatë që vijnë edhe nga protesta, që t’i pranojë PD, por edhe PD-në ta pranojnë në gjirin e saj. Kjo është mendoj aleanca më e fuqishme kundër Ramës”, tha ai.
