Bella Hadid po feston pesë muaj pa alkool me një udhëtim në Las Vegas. Në të kaluarën, modelja kishte ndarë me fansat problemin e saj me varësinë ndaj alkoolit. Në mënyrë të veçantë, ajo kishte deklaruar në një intervistë: “ Më pëlqente alkooli dhe arrita në pikën ku fillova të mos e kontrolloja dot veten, tani nuk e ndjej më nevojën për të pirë”.

Në një video të postuar në llogarinë e saj personale në TikTok, Bella Hadid u zbuloi miqve të saj në internet se ka lenë alkoolin gjatë muajve të fundit dhe dëshironte të festonte.

Në veçanti, ajo ka postuar një video ku shihet duke kërcyer egërsisht në një kazino. Në krye të videos ajo ka shkruar: “5 muaj pa alkool sot”. Modelja me famë botërore kishte treguar në një intervistë se në të kaluarën kishte arritur në fazën e alkoolizmit dhe kishte arritur të “çlirohej” vetëm pak muaj më parë.

@babybella777

5 months alcohol free

♬ Unlock it x better off alone – Roxi Audios

“Kam pirë shumë në jetën time. E kam dashur alkoolin”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën InStyle, por siç ka shtuar më pas, “kënaqësia nuk zgjati shumë”.

“Pas një pike e kuptova se diçka nuk shkonte. Kam humbur çdo kontroll. Kisha shkuar aq larg sa të anuloja daljet vetëm sepse ndihesha sikur nuk mund ta përmbaja veten. As që kam bërë përpjekje për ta provuar”, tha bukuroshja.

Marramendja, vjellja dhe mungesa e përqendrimit, megjithatë, ishin vetëm disa nga pasojat që kishte pirja e alkoolit tek ajo. “Nuk i kam ndjerë vetëm pasojat klasike që ka dikush që pi. Trupi më dhimbte çdo ditë për tre vjet. Ndjeva edhe një dhimbje shpirtërore, krejtësisht rraskapitëse”, përshkruan ai.

Për të “qëndruar në këmbë” ajo vendosi të gjejë një zgjidhje tjetër, pasi kuptoi se nuk mund të përballojë pa pushim, punën e përditshme dhe udhëtimet e shpeshta, pa pirë diçka.

Siç thotë ajo, aty i lindi ideja për të bashkëthemeluar kompaninë e pijeve joalkoolike Kin. Këto janë pije që siç pretendon modelja ndihmojnë në përqendrim dhe kreativitet. Kështu, ajo gradualisht arriti të ndërpresë çdo marrëdhënie me alkoolin.

“Nuk e ndjej më nevojën për të pirë. E di që nëse pi do të zgjohem në 3 të mëngjesit me ankth të çmendur dhe dhimbje të pabesueshme” , tha ajo duke mbyllur intervistën e saj dhe theksoi se “alkooli nuk është zgjidhja për gjithçka”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb