Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë në Orikum, ku një 44-vjeçar mbeti i plagosur. Policia ka arrestuar 3 autorët e dyshuar të ngjarjes në fjalë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet; D. H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të tre banues në Orikum.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të Orikumit, kanë goditur me grushta dhe me sende të forta, shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Orikum, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: