Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Mediat helene shkruajnë se shqiptari, i cili posedonte dhe një pasaportë të rremë greke, me ndihmën e një çadre grabiste valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas largohej me shpejtësi.

Arrestimi i tij ndodhi të premten. Dyshohet se grabitja e tij e fundit u regjistrua të mërkurën, ku arriti të grabiste një çantë brenda së cilës gjendeshin aksesorë me vlerë 2380 dollar.
Arrestimi

Në orën 12:58 të së premtes, me të njëjtën metodë dhe duke zgjatur dorezën e çadrës ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 dhe ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2, ai mori një çantë pasagjerësh, që përmbante portofolin me rreth 1000 euro, kartat e tij dhe letërnjoftimin e tij.

Por para se udhëtari të konfliktohej me grabitësin, policia u hodh në sulm dhe e arrestoi shqiptarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb