Nga: ENEIDE PETOVA*BERAT-Masakër mjedisore në Berat. Firma sipërmarrëse që po rikonstrukton një lulishte, shkatërron pishat shekullore në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. Banorët denoncojnë situatën, ndërsa Bashkia Berat deklaron se projekti nuk përfshinte prekjen e pishave dhe paralajmëron masa për përgjegjësit.

Shkatërrohen pishat qindravjeçare në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit. Masakra mjedisore është shkaktuar pasditen e së hënës nga punonjës të firmës sipërmarrëse që po rikonstrukton lulishten e kësaj lagjeje. Trungje pemësh qindra vjeçare të rrafshuara në tokë dhe punime që vazhdojnë ende të kryhen,me gjithë masakrën mjedisore që është shkaktuar në lulishten e vetme ende të pyllëzuar në Berat. Kjo është pamja që paraqitet sot, pas afro një muaj pas fillimit të punimeve nga firma sipërmarrëse. Si pasojë e gërmimeve pa kriter disa pisha shekullore kanë rënë totalisht në tokë, ndërsa të tjerave u janë dëmtuar rrënjët, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që kalojnë aty. Banorët shprehen të alarmuar për situatën

Burime zyrtare të bashkisë pohojnë se investimi prej 81 milionë lekësh (të reja), për rikonstruksionin e kësaj lulishteje,nuk parashikonte që të prekjen dhe dëmtimin e pemëve. Bashkia paralajmëron masa ndëshkuese për personat përgjegjës
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: