BERAT- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit pasi janë kapur me 20 kilogramë kanabis. Në kuadër të operacionit “Ballolli 2015”, blutë e Beratit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Vladimir Selenica, Mario Selamaj, Taro Ahmeti, Shpëtim Xhoxhaj, dhe Paqësor Selenica.

Të pestë këta persona janë gjetur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar nga forcat e policisë.

Ndërkaq, janë sekuestruar 2 automjete, 16 650 euro, 45.000 lekë.
Materialet në kërkim të këtyre personave i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb