BERAT- Dy persona janë plagosur rëndë pas shpërthimit të kaldajës në një punishte të bimëve medicinale në Berat. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në këtë qytet.

Mësohet se të plagosur kanë ngelur 64-vjeçari P.V., dhe një tjetër me inicialet M.K, të cilët janë transportuar me urgjencë për mjekim drejt Tiranës. Sakaq, sapo u njoftua për shpërthimin, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.

Ndërkaq, blutë kanë vënë në pranga Emiljano Ahmetbegajn, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e kaldajës. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që çuan në shpërthimin e kaldajës, ndërsa hetimet vijojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: