Pornostarja dhe këngëtarja Farrah Abraham ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjes me Mack Lovat vetëm disa orë pasi e bëri publike.

Dyshja dolën për herë të parë në publik këtë të martë, dhe këngëtarja shprehu se arsyeja e ndarjes ishte mënyra se si ai e trajtoi vëmendjen e medias.

“Ndonjëherë njerëzit kthehen në përbindësha me shtypin. E lumtur që e mora vesh tani”, tha ajo për TMZ .

Abraham, dhe kitaristi ishin qenë miq të ngushtë për dy vjet pasi ai i shkroi në vitin 2020. Në atë kohë, anëtari i grupit Minus Gravity e mori atë në një takim në një park dhe më pas në një lojë basketbolli.

Që atëherë, nisën shkëndijat e para mes tyre dhe ata bënë një hap përpara duke e kthyer miqësinë në romancë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mënyrë ironike, ylli i pornografisë tha më herët të martën se ajo i besonte Lovatit mjaftueshëm për të filluar një marrëdhënie me të, sepse ai mban një “profil të ulët larg dramave”, gjë që “nuk ndikon negativisht në shtatë muajt e mbetur të terapisë ambulatore apo maturinë e saj”.

Abraham hyri në një qendër trajtimi të traumës në mars pasi dyshohet se u sulmua seksualisht.

“Pavarësisht traumave tuaja – qofshin ato fizike apo mendore, njerëzit i shohin apo nuk i shohin – doja të gjeja kohë dhe të them se jam mirënjohës për familjen time që më ka shoqëruar këtë vit në një nga vitet e mia më të vështira. ”, tha ajo në atë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: