Ish- kryeministri Sali Berisha ka vënë në dukje se Shqipëria e ka 11 herë më të lartë numrin e bluzave të bardha të infektuara se sa në Kosovë.

 

Në 4 arsyet që Berisha rendit për këtë fakt janë se Kosova ka të gjitha mjetet mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, në Shqipëri mungonin dhe mungojnë.

 

Po ashtu në Kosovë taskforca sipas tij nuk udhëhiqet nga politikanë por nga ekspertë të përgjegjshëm dhe kompetentë.

 

Ndërsa arsye e katërt është se Task Forca në Shqipëri udhëhiqet nga Rama, Manastriliu.

 

 

STATUSI I SALI BERISHËS

11 here me i larte infektimi i bluzave te bardha ne Shqiperi se sa ne Kosove!

Ne komb! Dy vende! Dy qendrime!
Kosova:
100 raste me covid19 ka
3 mjeke infermiere te infektuar!
Shqiperia me
243 raste me covid19 ka
33 mjeke, infermiere zyrtarisht te infektuar pra ka 11 here me shume se Kosova!

Shkaku:
1-ne Kosove ekzistonin te gjitha mjetet mbrojtese per mjeket dhe infermieret!
2-Ne Shqiperi keto mjete mungonin dhe mungojne
3-Ne Kosove taskforca shkencore nuk udhehiqet nga politikane xhahil por nga eksperte te pergjegjshem dhe kompetente.
4-Ne Shqiperi taskforca udhehiqet dhe punon nen diktatin e xhahileve si Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska qe manipulojne çdo gje per te justifikuar qendrimin e tyre kriminal mbasi per 90 dite nuk moren asnje mase pregatitore per epidemine!

Prandaj Kosova renditet ne 8 vendet me menaxhimin me te mire te epidemise ne Europe. Kurse Shqiperia renditet ne nje nga vendet me vdekshmeri nga covid 19 me te larte ne bote! sb

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb