Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për aksionet e opozitës, që janë bërë pas largimit të tij nga qeveria.

Berisha ka treguar rolin që ka pasur në ngritjen e çadrës para zgjedhjeve të vitit 2017, për djegien e mandateve, por dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Berisha tha në “Opinion” se këto vendime janë marrë nga Basha, dhe ai nuk është përzier, por shtoi se vetëm për djegien e mandateve ka dhënë një mendim.

Thonë që keni marrë vendimin për ngritjen e çadrës?

Unë çadrën kurrën e kurrës, ishte një ide e Lulzim Bashës. E mbështeta, por ata që më njohin e dinë si jam unë

Po për largimin nga Parlamenti?

Më nderon nëse ma faturon mua. Unë jam i vetmi që kam thënë vetëm dy fjalë, me këtë shkojmë në fitore ose në katastrofë.

Për mospjesëmarrjen në zgjedhje?

Nuk jam përzier fare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb