TIRANE– Shkarkimi i Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme ka ardhur si rezultat i ccadrës së protestës. Këtë e ka shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”.

Duke iu referuar deklaratave të bëra më herët për situatën me kanabisin në vend, Berisha thotë se është e rëndësishme që të luftohet ky fenomen, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Me ministrin teknik në krye të Ministrisë së Brendshme, Berisha thotë se do të mund të pengohen trafikantët të ndërhyjnë në proces.

“A garantohen apo jo zgjedhjet e lira e të ndershme me ndryshimet e bëra pas arritjes së marrëveshjes, kjo mbetet për t’u parë gjatë fushatës, pasi nuk më takon të bëj paragjykim. Kjo marrëveshje solli imponimin e ligjit dhe të kodit elektoral që administrata publike lirë të votojë për kë të dojë, të mos shndërrohet në trupë elektorale të një partie.

Kur ne denonconim drogën kërkonim një kthesë thelbësore në këtë drejtim. E nuk vumë kush që derisa të mos zhduken trafikantët të mos ketë zgjedhje, ne kërkonim që Ministria e Brendshme për këtë periudhë t’i shpallte luftë të gjithanshme drogës. Trafikantët të paktën nuk do të kenë ministrinë me vete. Këtë duam tani me ministrin teknik. A kishte gjë me të rëndë sesa vendi mbulohej me drogë, dhe Rama thoshte jo, e shkulëm të gjithë. Po të jesh kryeministri dhe të lavdërosh ministrin Tahiri, do të thotë të jesh palë me të. Tahirin e hoqi çadra”, u shpreh Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb