Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndalimin e botuesit Henri Çili. Sipas tij, ky akt dhe fshehja e emrit të zyrtarit të lartë të narkoprokurorisë, tregon fytyrën kriminale të drejtësisë shqiptare.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin!

Arrestimi i Çilit me urdher te Edvin Mafise dhe fshehja e emrit te zyrtarit te larte nga narkoprokurori po me urdher te tij ne dosjen Çili, tregon fytyren kriminale te drejtesise se narkoshtetit shqiptar.

Miq, afera Çili i hoqi çdo pete lakrorit per ndonje qe ka patur ndonje iluzion per pseudo reformen dhe pavaresine e sistemit te drejtesise, pra vendosjen e kesaj te fundit totalisht ne kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kane qene te shumta per kete akt mafioz flagrant te narkodrejtesise ne narkoshtetin shqiptar.

Personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes çdo perpjekje per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit ndaj çdo njeriu. Por denoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve ne zbatimin e tij.

Aferen Çili mund ta komentoja ne shume menyra. Por sor pavaresisht nga konsideratat e mia per Henri Çilin, komenti i vetem qe mund te beje eshte:

Kjo afere deshmon dhe nje here se narkodrejtesia e narkoshtetit shqiptar ka fytyren e shemtuar te droges, krimit dhe eshte kthyer thjeshte ne nje mafie qe zbaton urdhera kriminale te Edvin Kristaq Mafise!

Keshtu, per te njejtin motiv qe arrestohet me urdher te Edvin Mafise Henri Çili nga kjo narkodrejtesi, dhe njoftohet me pompohet me te madhe nga vet Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit te tij, po per ate motiv dhe po me urdher te Edvin Mafise jo vetem lihet i lire por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet ti permendet emri partnerit ne krim te Henri Çilit, zyrtarit te larte te drejtesise, sojit te Sadusheve apo Dvoraneve te Parise qe u takua me Çilin dhe mori persiper te kryente krimin, ti plotesonte kerkesen atij.

Ky eshte morali mafioz i drejtesise se narkoshtetit te kontrolluar ne çdo qelize nga kreu i mafies se droges ne Shqiperi, Edvin Kristaq Droga!

Me kete rast denoncoj si kriminale narkodrejtesine e dy standarteve te Edvin Kristaq Mafise, e cila ne narkoshtetin e vetem e Europe ligjet i zbaton si kodet e shpellave te mafies! Sb

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb