TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se droga e kapur në Qafë Thanë që sipas tij është 1 ton është e partisë duke aluduar për kryetarin e bashkisë së Elbasanit.

Në një status në “Facebook” Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se dyshimet janë se droga i përket Lalës, ndaj dhe nuk ka deklaratë zyrtare nga Policia.

Deri tani policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht se sa ishte sasia e drogës së kapur në një furgon në Qafë Thanë apo nëse ka persona të ndaluar.

STATUSI I BERISHËS
Breaking News:
Droga mbi 1 ton e kapur ne Qafe Thane është e Partisë
Don Lala në tavë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Dr.Berisha!
Sipas një informacioni që më dha një oficer policie në Elbasan më konfirmon që droga në furgon ishte mbi një ton dhe dyshimet e para janë se i përket njerëzve të Lalës (Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bën një deklaratë zyrtare! Gjithsesi mund ta verifikoni për më gjerë këtë çështje!

Berisha Fb
Berisha Fb

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb