Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardi Muka mbyllin sot fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit për Bashkinë Durrës.

Berisha kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të votuar kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

Gjithashtu Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë se ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ju ftoj në 6 mars të votoni Ardi Mukën, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë. Votoni qytetin njeriun e virtytshëm, demokratin e  vendosur. Ju garantoj se çdo votë për Ardi Mukën do të jetë votë për shërbime ndaj jush, për të rikthyer bashkinë  e Durrësit qytetarëve të saj. Vota do të ketë në epiqendër qytetarin. Vota e 6 marsit në Durrës është votë kombëtare. Vota është për të mbrojtur pronat, historinë…Vota e Durrësit ka një rëndësi vendimtare për t’i dhënë çdo shqiptari mesazhin e ndryshimit për të ngjallur shpresë në zemrat e shqiptarëve.. Ndryshimi i Durrësit është ndryshimi i Shqipërisë. Keni shans për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme që Shqipëria të çlirohet nga shteti i bandave dhe i plaçkitjes. Durrësi spiranca e kombit me perëndimin pret afrimin me BE, të cilën Rama me regjimin e tij e shndërroi në një horizont që nuk e kapim dot. Ju takon ju që në 6 mars të votoni për integrimin e Shqipërisë…. Firma e zonjës Sako ndodhet si kryeinspektore në dhjetëra dokumente ku shkruhet se tërmeti i shtatori nuk solli ndryshime serioze, pikërisht këto ndërtesa morën jetë të pafajshëm. Po të mos ishte kjo firmë , ata qytetarë do ishin midis nesh. Zonja Sako nuk ka treguar drejtësi dhe ndjeshmëri”, tha më tej Berisha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb