Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24 komentoi vizitën e kreut demokrat Sali Berisha në SHBA.

Murrizi theksoi se Berisha fitoi një bast personal, duke thënë se edhe fjala e Ramës, se kryetari i PD nuk kalon dot Oqeanin, doli gënjeshtër. Por shtoi se PD ka një sfidë të madhe me shqiptarët, pasi duhet të fitojë shumicën e votave të kombit shqiptar.

Për Murrizin, PD duhet të shikojë nga vetvetja dhe duhet që të bëjë ndryshime tek vetja që të ndryshojë Shqipërinë.

Myslim Murrizi: Berisha fitoi një bast moral me Ramën, pasi Edi Rama i tha në parlament se me dashtë a e kalon dot Oqeanin. Berisha ia arriti që të sfidojë Ramën. PD betejën e ka me shqiptarët. Berisha vendosi në vend moralin e tij, por se PD ka një betejë të gjatë.

Nuk vjen asgjë pas kësaj vizite, derisa PD nuk fiton shumicën e votave të shqiptarëve. Berisha t’i bjerë rreth e rrotull botës, nuk fiton, nëse PD nuk bën ndryshime. Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për ligjin e 2008, që deputetët nuk zgjidhen nga populli por nga kryetarët e partive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb