Disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli ‘non grata’ ish-Presidentin e kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ky zhvillim u diskutua në pjesën e tretë të emisionit “Real Story”, në “News 24”. Një nga analistët e ftuar, Shpëtim Nazarko, tha se aksioni i SHBA në kupolën politike të vendit tonë, nuk do të ndalet me vendimin ndaj Berishës, sipas tij, do të vendosen ‘goditen’ edhe të tjerë drejtues të lartë.

“Kanë 30 vite që e kanë katandisur Kosovën dhe Shqipërinë. Elefanti ky hyrë në dyqanin e qelqurinave duhet të bëjë sa më pak vend. ne sot mund të qërojmë Ramën, por njëkohësisht kemi humbur të gjithë kupolën.

I pari që hyri në këtë lojë, Berisha, ka shërbyer si letër lakmusi dhe është pika e dobët. I dyti që goditet do të jetë Meta. E pas Metës do të jetë e PS, sepse duhet të krijohet një ekuilibër, që të mos dëmtohet shteti shqiptar.

Edhe amerikanët dhe evropianët kujdesen që kur të heqin tullat e kalbura të shtëpisë tonë, i heqin me kujdes. Nëse ti i pret kokën Bashës, praktikisht ke lënë vetën pa opozitë”, tha Nazarko.

Analisti Roland Lami, komentoi deklaratat e Lulzim Bashës ndaj kësaj çështje. Ai tha se është e vërtetë që deklarata e kryedemokratit, përkonte me një distancim nga çështja, por kjo sipas tij, nuk e përjashton mbështjetjen e pa kufi që ata kanë për njëri-tjetrin

“Jemi në një fushë spekulative. Është e vërtetë që ka një qëndrim i përbashkët, harkor, jo të vogël, pavarësisht pyetjeve naive që mund të ngresh çfarë i bashkon. Por nuk mungojnë deklaratat që ata janë bashkë. Ky është momenti i parë. Momenti i dytë është që ajo që shihet si mbështetje pa kufi, e Bashës ndaj Berishës dhe anasjelltas. Deri tani është një lëvizje e dyzuar, nuk është lëvizje që na çon te krahu i mbështetjes së Berishës me çdo kusht.

Mund të merret si një lojë qëndrimi i justifikuar që Berisha ka një reputacion, emër e peshë te PD, nëse do ta refuzonte atë do kthehej ndaj një kosto ndaj tij. Mund të jetë një llogari banale brenda PD që nuk e bën këtë ndarje ndarazi. Nëse Berisha e vazhdoi aktivizimin për të mbështetur lidershipin e ri, nuk gjej arsye për çfarë i duhet Berishës Bashës dhe anasjelltas.

Unë gjykoj që të gjitha këto janë shanse, mundësi, kalkulime që lidhen me zotin Basha. Zoti Basha mbetet ai që është, me dritëhijet që ka dhe me pengjet që ka. Mendoj që për këtë do të gjykohet brenda PD”, u shpreh Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb