Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar hapur një prej gabimeve të tij politike, duke pohuar se nëse kthehej pas do të vepronte ndryshe.

Në një komunikim përmes rrjeteve sociale me qytetarët, Berisha tha se ligjin 7051 për tokën do kishte bërë ndryshe, duke sjellë drejtësi.

“Nga 90-ta deri sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe. Një nga ato që do kisha bërë ndryshe është ligji për tokën. Ndoshta në votimin e parë mund të ishte ai variant, por më vonë, ndërhyrje të tjera do i jepnin ose do të bënin drejtësi për pronën. Padiskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin rimenduar më shumë.

Gjithnjë kam qeverisur me atë që thotë Regan se; qeveria është problemi. Kjo ide e Reganit për çdo qeveritar është kujtesë e çmuar, për gabimet që ai mund të bëjë dhe pasojat e gabimeve gjatë qeverisjes së tij.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb