Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në facebook Berisha shkruan se Rama shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Postimi i Plotë

Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.

Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb