BERLIN – Migrantët në Gjermani që refuzojnë ofertën e qeverisë për integrim duke mësuar gjermanisht dhe të gjejnë punë do të përballen me sanksione, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, sipas medias.

De Maiziere tha se “do të përshtasë kohën që një person mund të qëndrojë në Gjermani me arritjet e tij integruese”.

“Do të propozojë një ligj të ri integrimi në Maj që i përshtatet situatës aktuale”, shtoi ministri gjerman.

“Ndryshimet ligjore do të përfshijnë gjithashtu një limit të numrit të migrantëve për një vend të caktuar në mënyrë që të eliminohet krijimi i getove”, tha ai.

“Migrantët do të jetojnë atje ku ne si shtet e shohim të përshtatshme, dhe jo ku e shohin ata të përshtatshme”, vazhdoi De Maiziere.

Gjermania ka pritur në vitin 2015 një fluks prej 1,1 milionë personash, fluksi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: