Nga OLSI ÇALA*

TIRANE – Një raport i hartuar nga Kontrolli Lartë i Shtetit, ka bërë publik një sërë shkeljesh lidhur me marrëdhëniet e pronës në komunën Bërxull. Tejkalimi i kompetencave ligjore rezulton i pasqyruar në raportin e KLSH-së lidhur me praktikat e dërgimit të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, për regjistrim në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Paurive të Paluajtshme, Tiranë por dhe ato që janë dërguar për konfirmim në Këshillin e Qarkut, Drejtorin e Administrimit dhe mbrojtjes së Tokës.

Por, pavarësishtë referimit të tyre, rezulton se nga kjo komunë nuk mund të procedohej për konfirmimin e tyre për aq kohë sa nuk kanë një regjistër të tokës bujqësore, kopje origjinale ose apo një kopje të njësuar me origjinalin të Regjistrave kadastral të tokës bujqësore të vitit ’91-’92.

Më në brendësi të raportit thuhet se, në asnjë rast nuk evidentohet dhe as saktësohet ndryshimi i parcelës, pasi rezultojnë praktika ku pasuritë janë të ndryshme. Nga të dhënat e KLSH-së, rezulton se në 27 raste janë dërguar në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, tregues se prona nuk figuron e konfirmuar sipas vendndodhjes të përcaktuar në akt por sipas pretendimit të përfaqësuesit të familjes. Ndër të tjera, 19 raste rezultojnë se janë dërguar për regjistrim në ZVRPP të cilët rezultojnë me numra të ndryshëm kadsatral midis aktit të planit si dhe ME kufitar të ndryshëm po midis aktit dhe planit të rilevimit.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: