Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, pasi mbush 31 vjeç.
Në profilin e saj në rrjetin social nuk kanë munguar urime, ku ndër ta spikat ai i Elvana Gjatës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka ndarë një performancë rrënqethëse të Besës, ndërsa krahas videos i shkruan fjalët më të ëmbla.

“Ky zë rrënqethës, unik, del nga një shpirt i madh! Gëzuar ditëlindjen, të këndoftë zemra gjithmonë! Të dua shumë!”- janë fjalët e këngëtares që padyshim e kanë emocionuar Besën në këtë ditë speciale për të.

Vajzat e ruajnë prej vitesh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikime kaq speciale siç vetëm mikeshat e ngushta dinë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb