Punonjësja e lavanderisë së klubit të Bolonjës, Anxhela Beleti, ka mbushur moshën e pensionit dhe që nga dita e sotme nuk do të jetë më në klubin ku ka punuar për 38 vite me radhë.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur për të festuar ashtu siç e meriton një njeri i cili në kaq vite, i ka dhënë gjithçka klubit, duke i organizuar një festë surprizë.

Të pranishëm nuk ishin vetëm pjesëtarët e skuadrës dhe stafit, por edhe vetë presidenti Xhoi Saputo, i cili deshi të përshëndeste personalisht një nga nëpunëset më besnike të ngjyrave të Bolonjës, duke i premtuar se dyert e klubit ishin të hapura për të sa herë që të kishte nevojë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb