Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” mesazhin e njërës prej mjekeve, që shkoi në Itali për të luftuar kundër koronavirusit.

Doktoresha Ornela Gelaj thekson nga Spitali i Breshias në Itali se pavarësisht vështirësive, atje mbizotëron fryma pozitive se do ia dalim për ta përballuar këtë situatë.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!

#FORCA
#JEMIMEJU ????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb