Forcat e qeverisë së Jemenit kanë nisur një operacion të gjerë ushtarak kundër rebelëve Huthi, në një tjetër përshkallëzim të situatës së sigurisë në vend, me sule të ndodhura në beteja tokësore dhe sulme me raketa dhe dronë.
Operacioni zhvillohet në një kohë kur Jemeni mbetet një nga pikat kryesore të tensioneve në Lindjen e Mesme. Përplasja mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Huthëve, të cilët mbështeten nga Irani, lidhet me konfliktet më të gjera rajonale dhe përplasjen mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Zhvillimet në Jemen vijnë ndërsa luftimet dhe tensionet vijojnë të prekin edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Iranin, Palestinën dhe Libanin.
