Beyoncé ka njoftuar se do të publikohet një film për turneun e saj dhe tashmë ka dy data premiere.  Dokumentari “Renaissance: A Film by Beyoncé” (Rilindja: Një film nga Beyoncé) do të prezantohet në Los Angeles dhe Londër. Fituesja e Grammy-t do të çelë turneun e saj botëror në SHBA në L.A., më 25 nëntor, dhe premierën e dytë në Londër, më 30 nëntor.

Dy eventet do të mbahen disa ditë më parë, ndërsa filmi do të publikohet në mbarë botën më 1 dhjetor.

Dokumentari i yllit të popit sjell momente nga përgatitja, por edhe performancat e saj të jashtëzakonshme që nga koncerti i parë në Stokholm, deri tek i fundit, në Kansas City, Missouri.

Edhe pse më parë biletat ishin në shitje vetëm në Amerikën e Veriut, sot u konfirmua se filmi do të shfaqet në kinematë anembanë globit më 1 dhjetor. Queen Bey zbuloi datën e publikimit në mbarë botën duke shpërndarë një poster të ri zyrtar për projektin në profilin e saj në Instagram.

Dokumentari zbulon gjithashtu edhe klipe të rralla në prapaskena të yllit me tre fëmijët e saj; Blue Ivy Carter, 11 vjeç, dhe binjakët Sir dhe Rumi Carter, 6 vjeç, si edhe me bashkëshortin JAY-Z. “Kur jam duke performuar, jam veçse e lirë”,- thotë ajo në klip. “Qëllimi i këtij turneu ishte krijimi i një vendi ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: